TKEKS

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” njofton të gjithë të interesuarit se ka hapur procedurën e aplikimit për projekte artistike të reja për vitin 2021.

Prioritet kanë projektet inovative bashkëkohore për shfaqje alternative të dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare dhe të huaj. Të gjithë krijuesit, regjisorë,skenaristë, skenografë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre për:

  1. Projekte artistike për shfaqje për fëmijë
  2. Projekte artistike për shfaqje për adoleshentë dhe të rinj
  3. Projekte artistike për shfaqje për të rritur

Ju sqarojme se çfarë duhet të përmbajë dosja që do dorëzoni:

 

  • CV të aplikantit
  • Projekt propozimi
  • Përshkrim të projektit
  • Sinopsin

 

Projektet dorëzohen të printuara si dhe në formë elektronike në info@tkeks.gov.al.

Dorëzimi i projekteve do të bëhet nga data 12 Tetor deri në 18 Tetor 2021, nga ora 09:00-14:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Rruga “Sami Frashëri”, ArTurbina, Tiranë.

Leave A Reply: