Teatri Kombetar Eksperimental ``Kujtim Spahivogli`` - TKEKS

Emërtimi Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, është bërë në nder të artistit të popullit, i cili krijoi dhe drejtoi Teatrin e të rinjve pranë ish-Instituti të Lartë të Arteve. “Është një vlerësim i merituar ky (pas vdekjes), që i bëhet figurës së Kujtim Spahivoglit, ``Artist i popullit``, si personi që ideoi, krijoi dhe drejtoi ``Teatrin e të Rinjve`` pranë Institutit të Lartë të Arteve”.

TKEKS një organikë prej 21 punonjësish përfshirë këtu edhe 10 krijues dhe interpretues. Filozofia e punë qëndron në krijimin e një mardhënie të re të aktorit me publiku, të aktorit me aktroin dhe me vetëveten.

Me këtë, synohet që ky institucion të shndërrohet në një institucion, që përveçse përfshin fuqishëm kontributin e rinisë, gjithashtu do të sjellë edhe zhvillimet më të fundit bashkëkohore në fushën artit skenik. I konceptuar dhe me rëndësi për rininë duket se ky teatër që do të mban emrin e regjisorit të njohur Spahivogli si homazh ndaj tij, do ti shërbejë dhe më shumë pasurimit dhe gjallërisë së jetës artistike dhe kulturore në vend me aktivitet për të rinjtë.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (në vijim “TKEKS”) është institucion shtetëror, qendror, me statusin e personit juridik, në varësi të ministrit përgjegjës për librin, me seli në Tiranë.

Kujtim Spahivogli

Artist i Popullit

Kujtim Spahivogli u lind më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnjë dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987, ishte aktor i njohur shqiptar. Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët e shkëlqyer të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjesët: “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj. Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë qe edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”. Po ashtu, vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami, dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës, bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi. Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier. Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh. Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese. Vdiq në vitin 1987 në moshën pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar, edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar. Pas vdekjes, në vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.

Trupa Artistike

Bashkepunime TKEKS

Teatri Per Femije

Teatri Kombëtar Eksperimentral për Fëmijë fton fëmijët për të eksploruar gjestet, për të formuar lëvizjen, për të ndarë idetë dhe për të ndërtuar besimin në aftësitë e tyre krijuese. Ky lloj teatri është kreativ, i shkëlqyer, gjithëpërfshirës, arsimor, edukues dhe argëtues.

 

Teatri Kombëtar Eksperimental për fëmijë krijon përvoja të jashtëzakonshme dhe shërben për të çuar përpara teatrin si një mjet për edukimin, për t’i frymëzuar fëmijët dhe për t’i bërë më sfidues.Teatri për fëmijë, zgjeron imagjinatën, ajo i jep fëmijëve tanë aftësitë dhe krijimtarinë e nevojshme për të përballuar botën, për të kuptuar atë dhe ndoshta për ta ndryshuar atë. Teatri për fëmijë duhet vlerësuar dhe duhet marrë seriozisht dhe kjo do të thotë ta trajtoash atë me respekt si çdo vepër arti, duke përfshirë rishikimin dhe duke e kritikuar atë.

 

Misioni i këtij teatri është krijimi dhe prodhime i shfaqjeve për fëmijë frymëzuese si dhe angazhimi i gjerë i fëmijëvë përmes përfshirjes dhe qasjes. Teatri eksperimental për fëmijë synon të cojë përpara rritjen, zhvillimin dhe kreativitetin e fëmijëvë përmes përvojave të jashtëzakonshme të teatrit dhe disiplinave të tij.

Teatri Per Adoleshente

Teatri Kombëtar Eksperimental për Adoleshëntët i drejton projektorët mbi spektatorët e rinj. Dinamika e këtij teatri është shumë dimensionale me vepra dhe protagonistë të rinj të teatrit. Ambicia shkon drejt krijimit të një skene ekskluzivisht për adoleshentët. Teatri Eksperimental çeli teatrin për adoleshentët me veprën e autorit të famshëm britanik Ray Cooney “Shiko kush erdhi” . Qëllimi i këtij teatri është që për dy orë vajza e djem, të të gjithë qarkut të Tiranës, të futen në sallat e teatrit, të ulin zërin e celularit dhe të harrohen në një histori fantastike, që njëkohësishtë ngjan me një historit të vërtetë.

 

Teatri synojnë që pas mbarimit të shfaqjes, me dinamizmin e moshës, pa frikë e paragjykime, spektatorët adoleshentë të fillojnë diskutimet e pyetjet duke u bazuar në mënyrën se si paraqitet në shfaqjes gjithçka.Është një eksperiencë e veçantë që të ndjekësh një shfaqje teatrale me adoleshentë dhe të konstatosh se përveç facebook edhe teatri mund të funksionojë si një mjet komunikimi në rrjetin social.

Teatri Per Te Rritur

Teatri Kombëtar Eksperimental për jo-adoleshentët dhe jo-fëmijët Teatri Kombëtar Eksperimental preferon dhuratën më të shtrenjtë, artin e teatrit. Qëllimi i teatrit është që t’i dhurojë kënaqësi shumicës. Arti i teatrit provokon trazimet shpirtërore të pakicës. Në historinë e teatrit shqiptar, persona të caktuar kanë dashur të grricen me Artin e Teatrit, por përsëri janë kthyer tek Teatri sepse rruga ishte e vështirë.

 

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nuk e preferon teatrin e paraqitjes. E gjithë struktura e ambjenteve që ekzistojnë dhe ato që do krijohen do të synojnë komunikimin e gjallë të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale.

Shkolla e Teatrit

Shkolla e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Koncepti i “teatrit-shkolle” vjen nga ai i “anijes-shkolle”: nje ngrehine e vertete teatri, me nje ekuipazh profesionistesh qe e drejton, si dhe nxenes te gatshem per te care detrat. Si dhe ne nje anije-shkolle, mjeshteria e profesionit mesohet duke hyre menjehere ne zanat dhe duke u perballur si me praktiken, ashtu edhe me publikun.

 

Ky mjedis dhe kjo gjendje emocionale kane fuqi formuese te madhe dhe perfshijne mesimin, shkrimin dramatic, ateliete teknike, veniet ne skene, interpretimin, krijimin si dhe rreth 250 shfaqje ne vit ne qarkun e Tiranes, neper Shqiperi dhe jashte saj.

 

Keshtu do te konsolidohet emri i Teatrit Shkolle. Kjo tregon gjithashtu edhe frymen e kryeqytetit, te nje profesioni qe duhet te lere gjurmen e tij, te nje pedagogjie qe i ka dhene provat.