TKEKS

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr. 201, dt.25.08.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtare Eksperimental “ Kujtim Spahivogli”, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Zhvillimit Artistik  pranë  Teatrit Kombëtar Eksperimental “ Kujtim Spahivogli”, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë në pozicionin:

 

Specialist i Edukimit përmes Kulturës

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i administratës dhe menaxhimit të produksioneve artistike, si dhe kerkesat e veçanta në vijim:

 

Kerkesa te veçanta per kandidatet

 

Të jetë i pajisur me diplomën e shkollës së Lartë në Arte Skenike, Shkenca Administrative, Shkenca shoqërore/ Shkenca Sociale (Juridik, filozofi, histori etj), të shoqëruar me dokumentin ligjor përkatës

Të ketë eksperiencë pune mbi menaxhimin produksioneve artistike, në çështjet administrative.

Të ketë aftësi organizative me stafin dhe ndërveprues edhe në shfaqjet artistike.

Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.

Të ketë njohuri të një gjuhe të huaj në një nga vendet e BE.

Të ketë njohuri të programeve kompjuterike word, exel, etj.

Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe për të punuar në grup.

 

Paga e pozicionit: është në kategorinë IV-b, page bazë 38 000 leke plus 2% të pagës së grupit për çdo vitë vjetërsie.

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në datë 01.11.2021 dhe përfundon më datë 22.11.2021 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë Eksperimental “ Kujtim Spahivogli” adresën; Teatri Kombëtar Eksperimental “ Kujtim Spahivogli”, Rr.”Sami Frashëri”                              (ArTurbina) Tiranë”, (në sekretarinë e T.K.E.K.S.)  këto dokumenta:

–          Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur

–          Curriculum vitae

–          Fotokopje e një dokumenti  identifikimi

–          Fotokopje e diplomës të arsimit përkatës

–          Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)

–          Fotokopje të librezës së punës.

–          Deshmi e gjëndjes gjyqësore.

–          Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit

–          Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

 

KONKURIMI:  Është i hapur

 

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar Eksperimental

“Kujtim Spahivogli“

Leave A Reply: