Home Events Zemërimi i detit

Zemërimi i detit

Titulli: “Zemërimi i detit”

Autor: Milena Selimi

Regjisor: Endri Çela

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Koreograf: Aledia Kondaj

Aktorë: Roland Saro, Anisa Canaj, Nelson Mulla, Elidon Alika

Në Olimpin e Zotave, Perëndia e Detit, Poseidoni është shumë i nervozuar me banorët e qytetit të Portokalleve sepse ata nuk kujdesen për detin dhe hedhin lloj-lloj mbeturinash. Prandaj Ai vendos t’ua heqë detin banorëve portokallas dhe t’ua dhurojë Qytetit të Luleshtrydheve. Ata që do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit janë fëmijët e qytetit të Portokalleve, ku në protestë e sipër, i kërkojnë kryetarit të tyre Kollarportokallas dhe sekretares së tij, Hanës, që të ndërhyjnë pranë Poseidonit. Premtimi është: të gjithë së bashku do të organizojmë “Një ditë për DETIN”. Shfaqja nëpërmjet bisedave të gjalla plot humor mes aktorëve e spektatorëve, e sidomos përmes kërcimeve sinkrone nga të dyja palët, kërkon të tërheqë vëmendjen mbi rrezikun e ndotjes së mjedisit, e veçanërisht humbjes së gjallesave të ndryshme në ujërat tona.

Date

12 01 2015
Expired!
Leave A Reply: