Home Events Të çmendurit Adams

Të çmendurit Adams

Titulli: “Të çmendurit Adams”

Autor: Charles Addams

Përkthyes: Endri Çela

Regjisor: Endri Çela

Drejtues muzike: Erjon Medha

Koreograf: Aledia Kondaj

Kostumograf: Sofi Kara

Skenograf: Beqo Nanaj

Aktorë: Adriana Tolka, Elidon Alika, Ina Morinaj, Ilia Kaçi, Dajana Nenaj, Kristian Koroveshi, Andi Begolli, Vlera Pylla, Anderson Gurra, Donald Shehu, Ermir Jonka, Françeska Hysi, Aldjon Matarangasi, Oriada Zeza

Një histori dashurie mes dy adoleshentësh dhe një makth për çdo baba. Wednesday Adams, dikur një vogëlushe e mbushur me ligësi të hijshme e të papërmbajtshme, që do të helmonte vëllain e vet vetëm për një xhiro me ambulancë – tashmë është rritur dhe ka gjetur dashurinë. Fatkeqi – Lukasi – një djalë i ëmbël e romantik nga një familje e zakonshme, të cilin familja Adams nuk e ka njohur asnjëherë. Dhe sikur të mos mjaftonte, Wednesday i rrëfen dashurinë të atit dhe i përgjërohet të mos i tregoj të ëmës. Tashmë Gomez Adams, duhet të bëj atë që nuk e ka bërë kurrë më parë – të mbaj një sekret nga gruaja e tij që e adhuron aq shumë saqë puth edhe tokën ku ajo shkel, Morticias. Gjithçka do ndryshoj për familjen Adams brenda një nate kaotike kur Lukas dhe prindërit e tij “normal” ftohen për darkë nga të “çmendurit” Adams.

Leave A Reply: