Home Events TAKIMI PARE

TAKIMI PARE

TAKIMI PARE

 

Autori : Austin Winsberg

Regjisor : Ina Morinaj

Perktheu: Ina Morinaj

Muzika : Alan Zachary dhe Michael Weiner

Kostumograf : Sofi Kara

Skenograf : Beqo Nanaj

Muzika: Kristi Popa

Koreograf : Almenda Hoxha

Interpretojne: Franc Bregu, Lejda Celi, Adriana Tolka, Silvio Goskova, Franceska Hysi, Kleard Germenji, Ledian Gjeci.

 

Në një bar modest në New York, pesë të rinj tregojnë eksperiencat e takimeve të para. Brenda futet Aaron, një djalë korrekt, strikt që punon në bankë, haset me kamarierin i cili ka parë mijëra romanca gjatë eksperiencës së vet dhe mundohet ta ndihmojë. Pas tij vjen Casey , një vajzë artiste dhe e shkujdesur, pjesa e dytë e këtij takimi. Gjatë këtij takimi të parë, në imagjinatën e tyre shfaqen shokët e ngushtë, kolegët  apo edhe familjarët të cilët devijojnë takimin në një komedi të mrekullueshme. Sikur të mos mjaftojnë diferencat në karakter, ata fillojnë të ndikohen edhe nga imagjinata e tyre gjatë takimit. Mes shumë problemesh ata përjetojnë një dashuri me shikim të parë.

Një musical fantastik, plot të qeshura dhe ritëm ku në qëndër ka dashurinë dhe aftesinë për të pranuar tjetrin për atë që është. Në mes të kësaj feste plot të qeshura ,kërcime dhe kënge, ne do ju servirim edhe një pjatë dashuri të bollshme që të mundeni ta ndani me të tjerët.

Leave A Reply: