Home Events Shirli Valentina

Shirli Valentina

Komedia kaq e njohur e autorit anglez Willy Russell, e mishëruar nga aktorja e madhe Olta Daku, vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Në datat 29-30-31 Tetor 19:00
Rezervimet kanë filluar 069 57 177 46 ose në INBOX
Në regjinë e Driada Dervishi është konceptuar në formën e një “O WOMAN SHOW”, ku nëpërmjet humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.
Olta Daku fituese e tre çmimeve të para me rolin kaq të dashur për të gjithë ndjekësit e teatrit – Shirli Valentinën – vjen për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental
Prej 4 vitesh kjo komedi qëndron në repertor duke u pritur gjithnjë si herën e parë . Nga Durrësi në Tiranë, nga Korça në Elbasan, Shirli për të gjithë ata që ende nuk e kanë parë e ata që vijnë e shohin sërish, ju presim në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Date

29 - 31 10 2021
Expired!

Time

19:00
All Day
Leave A Reply: