Home Events Shiko kush erdhi!

Shiko kush erdhi!

Titulli: “Shiko kush erdhi!”

Autor: Ray Cooney

Përktheu: Marelba Fushekati

Regjisor: Endri Çela

Kostumograf: Ines Karanxha

As/Regjisor: Klajdi Zeqaj

Aktorë: Florian Agalliu, Roland Saro, Ermira Hysaj, Oriana Cama, Klodjana Keco, Endri Çela, Xhevahir Zeneli

Xhon Smith, një shoferi taksie nga Londra, është i martuar me dy gra në të njëjtë kohë, me të cilat ka krijuar dy familje. Dhe ky eshte sekreti i jetes se tij. Kur fëmijët e tij adoleshent (një vajzë nga një familje dhe një djalë nga familja tjetër) njihen në internet, bien në dashuri, kënaqen pamasë në romancën e tyre që përkon me koincidenca të çuditshme; një baba me emër e mbiemër të njëjtë, me moshë e profesion të njëjtë, ata vendosin të takohen. Këtu nis drama e Xhonit. Në një lëvizje frenetike të vazhdueshme për të mbajtur atë që nuk mban dot më, sekretin e dy familjeve paralele, Xhoni vrapon i tmerruar sikur dëshiron të kap kohën e humbur, të fshijë me një gomë magjike, nëpërmjet gënjeshtrave bajate dhe situatave të komplikuara, jetën e tij të deritanishme.

Date

18 10 2014
Expired!
Leave A Reply: