Salome

Salome

Regjia: Carlo Sciaccaluga
Perktheu: Kudret Mita
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumograf: Sofi Kara
Kompozitor: Andrea Nikolini
Koreograf:  Donald Martini

Interpretojne:  Ermira Hysaj, Alert Celoaliaj, Vin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaci, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj, Mateo Dervishaj.

Salomé” është tragjedi me një akt, shkruar nga Oskar Uajlld dhe bazohet lirisht mbi historinë biblike, ashtu sic është treguar në librat e Dhiatës së Vjetër, Marku 6:15-29 dhe Mateu 14:1-12, edhe pse karakteri i Salomesë nuk përmendet me emër në Bibël. Vepra vendoset gjatë periudhës biblike në Judé, një zonë historike, me shtrirje në Lindjen e Mesme, pranë së cilës sot ndodhen Palestina dhe Izraeli.

Salomé është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Herodias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Jokanaan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Ky thotë se martesa e Herodit është e paligjshme, sepse Herodias është vejusha e vëllait të Herodit. Në Bibël, Salomé e ndihmon të ëmën të marrë hak ndaj Gjon Pagëzorit, ndërsa në veprën e Uajlldit vendimet e Salomesë ndaj Jokanaanit vijnë si rezultat i dëshirës së saj për hakmarrje nga epshi. Për tmerrin e mbretit dhe për gëzimin e së ëmës, Salomé kërkon kokën e Jokanaanit në një pjatë argjendi, si shpërblim për vallen e shtatë vellove, që ajo do të kërcejë para mbretit Herod.

Date

14 04 2019
Expired!
Leave A Reply: