Home Events Qyteti i ngjyrave

Qyteti i ngjyrave

Qyteti i ngjyrave

Teksti & Regjia: Nelson Mulla

Video-animacion: Renato Aliçkolli

Kostumet:  Sofi kara

Kompozimi muzikor: Edmond Rrapi

Koreografia: Almenda Hoxha

Aktorë: Françeska Hysi, Dajana Nenaj, Shejla Domi, Elidon Alika, Erlin Visha, Aleksandër Mitrollari

 

Ishte një kohë kur të gjitha ngjyrat jetonin në harmoni. Të gjitha punonin, kërcenin dhe këndonin për të sjellë një festë të madhe ngjyrash, e cila organizohej gjithmonë në mënyrën më të bukur. Në momentin kur secila nga ngjyrat do t’iu uronte banorëve për një vit sa më të mirë, vjen, si pa u ndjerë, egoja e zezë. Ajo iu pëshpërin në vesh dhe kështu mendimi i saj i keq depërton në mendjen e tyre. Që nga ai moment ngjyrat ndahen dhe secila ndërton qytetin e vet. Një vajzë e vogël e quajtur Blum nuk është e përfshirë nga egoja e keqe. Por a do t’ia dalë të risjellë harmoninë në qytetin e ngjyrave?

Një shfaqje tejet argëtuese ku fëmijët do të magjepsen nga fantasia e ndërtimit të shfaqjes ku projeksioni, muzika ,kostumet dhe personazhet e krijuar plot ngjyra sjellin një magji të vërtetë në skenë.

Date

28 01 2017
Expired!
Leave A Reply: