Home Events Pse e vodhem makinen

Pse e vodhem makinen

Titulli: “Pse e vodhëm makinën”

Autori: Wolfgang Herrndorf

Versioni skenik: Robert Koall

Përktheu: Pandeli Pani

Regjisor: Stefan Neugebauer

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Karaj

As/Regjisor: Adriana Tolka, Anila Muçaj

Interpret gjatë provave / titrat: Mikel Hasko

Aktorë: Florind Belliu, Ilirda Bejleri, Edvin Mustafa

Fillifistuni ‘ekziston’ me të vërtetë. Të nisur për atje: dy djem, të dy të përjashtuar nga shoqëria për arsye të ndryshme, të dy 14 vjeç. Çiku, që emrin e saktë e ka Andrej Çiçaçov: një imigrant rus, i zgjuar, por në orën e mësimit i heshtur, shfaqet ndonjëherë në shkollë edhe i pirë. Majk Klingenberg, nuk ka ndonjë nofkë: i ati – një biznesmen pothuajse i falimentuar dhe me një dashnore; e ëma – jeton midis klinikës së rehabilitimit për alkoolikët dhe fushës së tenisit; dashuria e tij e pashpresë – Tatjana Kosiç, e cila ka një figurë yll dhe një gjatësi prej 1,65 metra. Një mbrëmje, Çiku dhe Majku marrin një makinë të markës Lada dhe ia mbathin për atje. Me ecje të shpejtë dhe humor autori i shoqëron figurat e tij rrugës përmes provincave gjermane, pa humbur as edhe një sekondë nga sytë moshën 14-vjeçare të tyre.

 

Date

10 06 2015
Expired!

Location

Location Name

Organizer

Wolfgang Herrndorf
Leave A Reply: