Home Events Princi dhe i varfëri

Princi dhe i varfëri

 “Princi dhe i varfëri”

Regjia dhe Dramatizimi : Françeska Hysi

Skenograf : Beqo Nanaj

Kostumografe : Sofi Karaj

Interpretojne : Algiona Aga, Anxhelo Shkreli, Donald Shehu, Ergys Cekrezi, Klajdi Metaj, Mateo Dervishaj

Historia mbresëlënëse e autorit Marc Twain me të cilën janë rritur shumë breza.

Tom Kenti, një djalosh endacak por me një vullnet të hekurt dhe Eduard Tudor, princi i Uellsit do të takohen rastësisht një ditë, për ti dhuruar njëri- tjetrit miqësi dhe një aventurë të bukur.

Kur Tomi i tregon Eduardit për jetën e tij të varfër por plot aventura, princi do të ndjejë nevojën për të qënë i lire dhe i propozon Tomit të ndërrojnë rrobat e tyra për disa minuta. Nga ana tjetër, Tomi që është rritur me rroba të vjetra, të falura apo të gjetura në rrugë pranon menjëherë.

Por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë… Djemtë ngjanin aq shumë me njëri tjetrin sa askush nuk e vuri re se ishin ndërruar dhe fillon një ngatërresë e madhe.

Eduardin e përzenë jashtë pallatit mbretëror veshur me rrobat e Tomit, ndërsa Tomi mbetet në pallat.

Kështu djemtë do përballen me të papritura.

Date

19 01 2019
Expired!
Leave A Reply: