Home Events PRESIDENTET

PRESIDENTET

PRESIDENTET

 

Autor: Werner Schwab

Perktheu: Jonila Godole

Regjisor: Sabine Mitterecker

Skenograf: Sabine Mitterecker

Kostumograf: Sofi Kara

As.Regjisor: Endri Çela

Interpretojne: Adriana Tolka, Ermira Gjata, Eni  Jani

                                  

“Presidentet“ e Werner Schawab (1958-1994) janë dy pensioniste me të ardhura minimale dhe një pastruese tualetesh me iluzione fetare.

Ato nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimtarë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëlliturit në çdo frymëmarrje, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur.

Presidentet janë trupa fizike, që zotërojnë gjuhën, prandaj edhe biseda mes tyre trajton vetëm aspekte materiale: ushqim, jashtëqitje, sekusualitet, që atyre u trupëzohet vetëm nga pakënaqësia dhe dhuna. Bota e tyre endet rreth tavolinës së një kuzhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë. Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t’ia dinë që ne i mëshirojmë.

Date

28 04 2018
Expired!
Leave A Reply: