Home Events Poli dhe Tropiku

Poli dhe Tropiku

Titulli: “Poli dhe Tropiku”

Autor: Alberto Moravia

Dramatizimi: Dasara Xhangolli

Regjisor: Dasara Xhangolli

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Aktorë: Elidon Alika, Adriana Tolka, Erlin Visha, Aldjon Matarangasi, Oriada Zeza

Ngjarjet zhvillohen në Pol dhe më pas në Tropik. Kjo është një histori që nuk ngjan me përrallat që shpesh jemi mësuar. Këtu tregohet për një problem specifik, ai i të menduarit. Dy personazhet, Tri Keku dhe Ngjala kanë një problem të madh në Pol: “Nuk mund të mendojnë atë çka dëshirojnë pasi gjithçka mendojnë ngrin mbi kokën e tyre. Krijohet një re në të cilën shkruhet ajo ç’ka kanë menduar. Koka e tyre duhet të jetë bosh, pa mendime, ndryshe e kanë punën pisk me ata që i rrethojnë…” Të mërzitur nga kjo situatë, Ngjala propozon të nisen në Tropik, atje ku bën shumë vapë dhe mbi të gjitha mund të mendosh ç’të duash… Ashtu bëjnë, nisen në Tropik, dhe kur mberrijnë hasen me të papriturat e botës së atjeshme…Ç’ështja është ku është më mirë, në Pol ku nuk mund të mendosh, apo në Tropik ku mund të mendosh ç’të duash?!

Date

27 09 2015
Expired!
Leave A Reply: