Home Events Parku MamBi

Parku MamBi

Titulli: “Parku MamBi”

Autor: Nelson Mulla

Regjisor: Nelson Mulla

Animacion & Hologram: Renato Aliçkolli

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Koreograf: Almenda Hoxha

 

Aktorë: Aldjon Matarangasi, Françeska Hysi, Anderson Gurra, Kristiana Dodaj, Erlin Visha

 

Parku “MamBi” është parku i ëndrrave të çdo fëmije, një park magjik ku ata shprehin veten, i vetmi vend që nuk ka hyrë në botën virtuale. Por edhe parku “Mambi” është në rrezik, Paku (Mbreti i botës virtuale) po mundohet ta pushtojë edhe këtë vend. Një djalë i vogël, i shkathët dhe guximtar, ashtu siç janë të gjithë fëmijët, Aldi, përpiqet, bashkë me mikun e tij robot të shpëtojë parkun “MamBi”. Aventura e tij është e vështirë dhe plot të papritura, por atij vazhdimisht do t’i vijnë në ndihmë personazhet e dashur të botës virtuale si Princesha Elsa, Sponçbobi, Minions etj. Kush do ta fitojë betejën bota virtuale apo ajo reale?

Date

06 02 2016
Expired!
Leave A Reply: