Home Events OSKAR DHE ZONJA ROZE

OSKAR DHE ZONJA ROZE

OSKAR DHE ZONJA ROZE

Autor : Eric Emmanuel Schmitt
Perktheu : Kopi Kyçyku
Regjisor : Kiço Londo
Skenograf : Nasion Topi
Kostumografe : Klaudia Ndreshaj
Asistent / regjisor : Marsel Greva, Kleard Gërmenji

Interpretojne : Roza Anagnosti, Franc Bregu, Françeska Hysi, Juxhin Plovishti.

Oskar e di që në fillim që do të vdesë sepse është i prekur nga një leucemi prej së cilës nuk do të shërohet. Ai e ka kuptuar shumë shpejt se nuk duhet të presë asgjë nga prindërit e tij shumë të çoroditur dhe të frikësuar për ta ndihmuar të përballojë vdekjen dhe këtë moment kaq të vështirë. Pikërisht në këtë moment ai takon Zonjën Rozë. Këtë zonjë të vjetër që nuk ka frikë nga asgjë dhe që shikon realitetin në sy. Ajo viziton të sëmurët në spital dhe u krijon fëmijëve mundësinë të jetojnë bukur ditët e fundit. Ajo e këshillon t’i shkruajë disa letra Zotit, edhe pse fëmija nuk është besimtar, do ta bëjë këtë. Fëmija është shumë i kthjellët dhe megjithë heshtjen që e rrethon, e ka kuptuar shumë mirë se transplanti i palcës kurrizore ka dështuar. Autori përshkruan shumë mirë kthjelltësinë dhe luftën e të voglit përballë kancerit që po e bren. Takimi me Damën Rozë do të jetë vendimtar për ditët e tij të fundit.

Date

13 10 2018
Expired!
Leave A Reply: