Home Events Një dhëndër për miushen

Një dhëndër për miushen

Titulli: “Një dhëndër për miushen”

Autor: Andrew Lang

Dramatizimi: Ina Morinaj

Regjisor: Ina Morinaj

Skenograf: Baftjar Kadriu

Kostumograf: Realda Malo

Koreograf: Aledia Kondaj

Aktorë: Ermir Jonka, Françeska Hysi, Krist Lleshi, Ilia Kaçi

Një aventurë fantastike e një çifti minjsh jo te zakonshëm, por të një race fisnike, të cilët vihen ne kërkim të dhëndrit ideal për të bijën. Duke qenë se e bija është miushja më e hijshme në botë, më e shpejta në vrapim, kërcimtarja më e mirë, këngëtarja me vokalin më të bukur, pra një artiste e vërtetë, e meriton të martohet me burrin më të madhërishëm në botë. Por cili është i madhërishmi? Dielli, Reja, Tufani, Muri, apo…? Plot aventura të mrekullueshme i presin tre miushët ndërsa vihen në kërkim të këtij dhëndri. Një përrallë plot fantazi, me situata dhe personazhe nga më të çuditshmet, na rrëfen me ëmbëlsi se gjithsecili prej nesh, sado i vogël të jetë, është i madhërishëm.

Leave A Reply: