Home Events Nata Magjike

Nata Magjike

Nata Magjike

 Te enderrosh gjate nates eshte nomrale por qe te behen endrrat realitet atehere eshte magjike.

“Nata Magjike” do te jete e mbushur me te papritura dhe me plote mrekulli. Kjo nate do te jete sepciale per dy vogelushet Mia dhe Larse, ka per te qene nje nga ato nete qe ka per te ngelur gjate ne kujtimet e tyre me te bukura dhe qe ka per t’i ndryshuar ata ne nje menyre apo ne nje tjeter.

Mia vajza camarroke dhe Larsi djali i sjellshem fillojne udhetimin e mrekullueshem te kesaj nate , sigurisht me mikun me te mire te njeriut me librin. Mamaja ju lexon librin e tyre te preferuar dhe kaq mjafton per te filluar gjithcka. Dilemat e dy femijve, a egziston bota magjike, a egzistojne zanat perbindeshat, si mund ti takojme ata, si  te kontrrollojme  friken. Te gjitha keto pyetje qe i mundojne vogelushet marrin pergjigje ne kete nate. Femijet do marrin plot mesime qe do ju vlejne gjate, Mia meson te sillet mire dhe te mos e teproj me lojrat ndersa Larsi meson se si mund te mposht cdo frike, dhe e gjithe kjo behet nen ndihmen e dy miqve te jashtezakonshem.

Personazhet: Vajza – Mia, Djali – Lars, Mamaja, Perbindeshi, Zana

Leave A Reply: