Home Events Minions në udhëtim

Minions në udhëtim

Titulli: “Minions në udhëtim”

Autor: Ina Morinaj

Regjisor: Ina Morinaj

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Koreograf: Almenda Hoxha

Aktorë: Elidon Alika, Ilia Kaçi, Erlin Visha, Françeska Hysi, Dajana Nenaj, Donald Shehu

Minionët janë krijesat e vogla, të verdha, që kërkojnë dikë kujt t’i shërbëjnë në misione të mëdha. Meqë shefi i tyre ka hequr dorë nga misionet e rrezikshme ata nisen në një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm në kërkim të shefit të ri. Kërkojnë një shef që bën misione të mëdha në  të cilat ata mund të ndihen të dobishëm . Punët nuk shkojnë shumë mirë. Ata kuptojnë që asnjë nuk i vlerëson dhe nuk sillet me ta si shefi i tyre i parë. Kuptojnë gjithashtu se sekreti i një jete të lumtur është familja dhe miqësia dhe kështu vendosin të heqin dorë nga misionet dhe kthehen aty ku e nisën rrugëtimin, pranë miqve të tyre.

Leave A Reply: