Home Events Miku ynë Alien

Miku ynë Alien

Teksti dhe regjia: Marsel Greva
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf: Beqo Nanaj
Koreografe: Tringa Shala
Aktorë: Kleard Gërmenji, Anxhela Gaxhani, Ergi Hasani, Aleksandër
Mitrollari, Anxhelo Shkreli, Arjon Osmani

SINOPSIS:

Xhimi, një djalë 8 vjeç. Estela me bishtaleca 7 vjeçare dhe Bob 8 vjeç,
bashkohen çdo ditë në parkun më të afërt për të luajtur dhe folur për ëndrrat e
tyre.
Xhimi është një fizikant i lindur. Ai ka 7 vite nga jeta e tij, që pëpiqet të
ndërtojë diskun e tij fluturues, që do ta çoj atë në hapësirë. Por diçka ai nuk e
llogarit mirë dhe disku i tij fluturues, nuk fluturon akoma.
Estela një bishtalece “thuthuqe” por e këndshme dhe e dashur. Ajo dashuron
çdo gjallesë mbi tokë. Është shumë e lidhur më prindërit e saj. E do natyrën dhe
bimët. Madje ajo mendon se ato janë të gjalla dhe mund të flasësh me to.
Bob, një topolak i apasionuar pas lojrave elektronike. Por jo vetëm. Ai është i
apasionuar edhe pas kuzhinës. I pëlqen të gatuaj. Në fakt më shumë të hajë se sa
të gatuaj. Ai ka gjithmonë me vete X-box-in e tij të lojrave dhe salçice për gjithë
ditën.
Një ditë kur ata shkojnë në parkun e tyre si gjithmonë, e gjejnë atë të
shkatërruar.
Një disk fluturues i vërtetë, për shak të një difekti teknik është përplasur aty
duke nxjerrë tym. Vallë kjo përplasje e shkatërroi parkun?
Kush është Alieni që ka zbritur aty?
A është ai aty për të ndihmuar fëmijët, apo për të shkatërruar parkun?
Po Hardhuca dhe dy Urithët pse kanë dalë nga burgu?
Kjo dhe shumë të tjera, do t’i zbulojmë bashkë me fëmijët në “Miku ynë Alien”.

Date

20 - 21 11 2021
Expired!

Time

10:30
All Day
Leave A Reply: