Home Events MERI POPINS – DËSHIRA PERFEKTE

MERI POPINS – DËSHIRA PERFEKTE

MERI POPINS – DËSHIRA PERFEKTE

(Një muzikal magjik)

Teksti: Endri Çela

Bazuar mbi karakterin e autores P.L.Travers

Regjia: Endri Çela

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumografia: Sofi Kara

Video: Renato Aliçkolli

Interpretojnë:

Adriana Tolka, Françeska Hysi, Aleksandër Mitrollari, Ismail Shino, Erlin Visha, Eglantina Tuka.

Sinopsi:

Askush nga ne nuk e di se flladi i mbrëmjes që kalon mes yjesh e lodron me ëndrrat, sheh nga lart edhe dëshirat e fëmijëve. Prandaj ai zbret lehtë dhe i bën ato realitet. Kjo do të ndodh edhe në shtëpinë e dy fëmijëve të shfaqjes sonë; djaloshit të shkujdesur Fami, dhe vajzës tmerrësisht dyshuese Ilja. Vetëm se dëshira e tyre do marrë formën më të përkryer të imagjinatës së fëmijëve, atë të figurës së mirësisë, atë të imazhit të përsosur që mbi ajër rri, Meri Popinsit. Me një çadër fluturuese dhe me një çantë të surprizave magjike të vazhdueshme, ajo do u mësoj fëmijëve qejfin e të punuarit, ngrohtësinë e miqësisë, fuqinë e imagjinatës, se çfarë do të thotë të jesh njeri perfekt, dhe më e rëndësishmja; rëndësia e katër fjalëve magjike “të lutem, si urdhëron, më fal, faleminderit”.

Një shfaqje argëtuese, emocionuese dhe shumë edukuese. Plot me truke magjike, muzikë me tekste origjinale në shqip, dhe emocionuese për të vegjlit e për të rriturit. Sepse thelbi i shoqërisë sonë është dashuria dhe harmonia familjare.

Date

18 09 2016
Expired!
Leave A Reply: