Home Events Mbreti Luan

Mbreti Luan

Mbreti Luan

Regjia: Ina Morinaj

Koreografia: Aledia Kondaj

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumet: Sofi Kara

Interpretojnë: Ilia Kaçi, Ersiljano Xhelollari, Matias Llupa, Elidon Alika, Rexhina Mollaymeri, Ergys Malsia, Aleksandër Mitrollari

Simba, princi i xhunglës largohet nga vendi i tij duke menduar se ishte ai shkaktar për humbjen e të atit, mbretit të xhunglës. Xhaxhai i tij manipulues Scar dhe hijenat sundojnë vendin duke e shkatërruar atë ndërsa Simba rritet larg me shokët e tij Timon e Pumba me filozofinë: Hakuna Matata, pa probleme fare! Por çdo gjë ndryshon kur Nala shoqja e tij e fëmijërise kthehet bashkë me të shkuarën e tij. Simba duhet të vendosë të kthehet e të perballet me të kaluarën apo të rrijë në hije e të mos kthehet më kurrë. Yjet i tregojnë rrugën e duhur dhe ai kthehet per tu bërë ai që duhet të ishte: Mbreti i vërtetë!
Një shfaqje dinamike, shpërthyese e plot mesazhe të forta mban në qëndër të saj pushtetin, familjen, miqësine dhe luftën mes të mirës e të keqes.

Leave A Reply: