Home Events Mbretëritë magjike

Mbretëritë magjike

Titulli: “Mbretëritë magjike”

Autor: Giambattista Basila

Dramatizimi: Nelson Mulla

Regjisor: Nelson Mulla

Video animator: Renato Aliçkolli

Skenograf: Renato Aliçkolli

Kostumograf: Sofi Kara

Aktorë: Aldjon Matarangasi, Adriana Tolka, Elidon Alika, Laura Nezha

Njëherë e një kohë, na ishte një Mbret, i cili kishte tre vajza si xhevahiri, të martuara në tre mbretëri të ndryshme. E para në Mbretërinë e Ajrit, e dyta në Mbretërinë e Pyllit dhe e treta në Mbretërinë e Ujit. Para se të niseshin, e ëma u dha secilës prej vajzave nga një unazë të ndritshme të njëjtë. Pas disa vitesh Mbretëresha lind një djalë me emrin Darjen. Kur ai u rrit, iu shkrep në kokë që të takonte motrat e tij. Pas lutjesh e përgjërimesh të shumta, që Mbreti dhe Mbretëresha t’i jepnin leje për tu nisur, ai fitoi. E ëma i dha një unazë të njëjtë me ato të vajzave, e cila do i vinte në ndihmë për t`i njohur. Tani Darjeni ishte gati për të nisur udhëtimin e tij drejt tre Mbretërive.

Leave A Reply: