Home Events MBRETERESHA E BUKURISE NGA LEENANE

MBRETERESHA E BUKURISE NGA LEENANE

MBRETERESHA E BUKURISE NGA LEENANE

Autor : Martin McDonagh
Përktheu: Adriana Tolka
Regjia: Kiço Londo
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe : Sofi Kara
As/regjisor: Marsel Greva, Kleard Gërmenji

Me aktorët: Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha

Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës.
“Mbretëresha e bukur e Linejnit” është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe anti-modern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit Mekdonah sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa Mekdonah nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.

Leave A Reply: