Home Events Makina e kohës

Makina e kohës

Titulli: “Makina e kohës”

Autor: Nelson Mulla

Regjisor: Nelson Mulla

Video animator: Renato Aliçkolli

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Stela Laknori

Aktorë: Ilirda Bejleri, Aldjon Matarangasi, Erlin Visha, Rezart Barjoti, Anderson Gurra

Një udhëtim plot aventura i mirëpret tre heronjtë në këtë histori të magjishme. E vecanta: nuk është një udhëtim të zakonshëm, por një zhvendosje në dimensionin “kohë”. Pasi bien në kontakt me Makinën e Kohës, ata arrijnë të shkojnë në epoka të ndryshme, duke takuar personazhe nga më të cuditshmit, që nga Sidi e Mamuthi në epokën e dinozaurve, tek faraonët të çmendur pas arit, tek banorët komik Jeshil të “Planetit Jeshil”, tek kinezët me vështirësinë e tyre në të komunikuar, e deri tek robotët-njerëz, si pjesë e imagjinatës së fëmijëve për të ardhmen. Një shfaqje ku video-animacioni i ndërthurur me aktorët sjell surpriza të këndshme, situata komike, argëtim, fantazi e sigurisht mesazhe për publikun e vogël në këtë udhëtim në kohë.

Date

09 04 2015
Expired!
Leave A Reply: