Home Events LIBRI I PAQES

LIBRI I PAQES

LIBRI I PAQES

Teksti dhe regjia: Dajana Nenaj
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf: Beqo Nanaj
Koreografe: Rosela Pellicciotti

Me aktorët: Ledjan Gjeçi, Xhoana Karaj, Julian Hurdha, Denardo Neziri, Greta Baci

Në “Librin e Paqes”, janë shkruar rregullat e reja që kanë vendosur piratët, të cilët pas takimit me Plakun e mënçur e të verbër, kanë vendosur të shpërndajnë thesarin tek njerëzit e varfër. Dhe kështu, së bashku me plakun dhe Princeshën nisin aventurën e tyre të re. Mirëpo Sirena e detit përpiqet t’i ndalojë. Qëllimet e saj janë dashakeqe; dëshiron me doemos të sjellë kaos dhe të prishë paqen në botë.
Përmes aventurës, situatave komike, koreografisë dhe mesazheve që shfaqja përcjell, do të tregohen peripecitë me të cilat piratët përballen për të mundur forcën e keqe.
Vepra i takon stilit modern dhe vjen e ndërthurur këndshëm me performanca, lëvizje koreografike dhe me dialog, ku nga të tre elementet e përdorur kuptohen qartë aksionet apo përjetimet që u ndodhin aktorëve në skenë.

Date

21 09 2019
Expired!
Leave A Reply: