Home Events KTHIMI NE SHTEPI

KTHIMI NE SHTEPI

KTHIMI NE SHTEPI

Autor: Harold Pinter

Regjisor: Carlo Sciaccaluga

As/regjisor: Adriana Tolka

Skenografia: Carlo Sciaccaluga

Kostumografe: Sofi Kara

Interpretojnë: Myzafer Zifla, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Kristian Koroveshi, Florand Veizi, Esela Pysqyli

“Kthimi në shtëpi” është një nga tekstet që ka ngjallur më shumë kontradita në teatrin e pas viteve 1900: interpretimet e kritikës mbi të nuk kanë reshtur së vërshuari deri në harxhim. Natyralist, por simbolik. Realist, por absurd. Pesë meshkuj, të privuar nga prezenca femërore, pas vdekjes së nënës së familjes, garojnë për hapësirën : atë fizike të shtëpisë dhe atë emotive dhe psikologjike të ndjenjave. Fjalët e tyre, marëdhëniet familjare, janë produkt i plagëve të pjekura me kohën, të gangrenave që dhimbja dhe koha ka zhvilluar. Në mes të këtyre pesë meshkujve kthehet, pas shumë vitesh, e hyn një femër, bashkëshortja e djalit të madh. Dhe rezultati  është i paparashikueshëm. Siç ka thënë vetë Pinter, “Kthimi në shtëpi“ flet për dashurinë dhe për mungesën e dashurisë. Sigurisht personazhet janë të pakëndshme, janë të ashpra e mizore, e megjithatë kanë arsye shumë të thella për të qenë të tilla… Ruth keqkuptohet dhe përdoret me qëllim nga familja, por në fund rebelohet dhe e bën këtë me kamzhik në dorë. Ruth thotë:”Shumë mirë, nëse doni ta luajmë këtë lojë, jam dakord, di ta luaj po aq mirë sa ju”. Pinter na zvarrit në një botë ku intimiteti mizor dhe dinamikat e pushtetit brenda familjes na magjepsin e na neverisin, pikërisht sepse nëpërmjet neverisë bëhemi të ndërgjegjshem se jemi duke parë veten në pasqyrë.  E nëpërmjet Ruth nobelisti anglez na dhuron një femër me vullnet të çeliktë, e cila e zhvesh plotësisht vetëkënaqësinë maçiste, meskinitetin e dhunës maskiliste. Personazhet vërtet janë groteske, por nuk e humbasin kurrë trajtën tipike të qënieve njerëzore. “Kthimi në shtëpi” është një pjesë më bashkëkohore dhe më e nevojshme se kurrë, sepse vendos në skenë si vlere maskilizmin, erosin patriarkal dhe një mizogjini të thellë. Dhe ne e dimë se sa rrugë i duhet të bëjë qytetërimit perëndimor për të kapërcyer urrejtjen mes femrave e meshkujve dhe dhunën e meshkujve kundrejt femrave. Femra dhe mashkulli: kaq pranë, kaq larg; kaq të nevojshëm për njëri-tjetrin, kaq të ndryshëm!

Leave A Reply: