Home Events KRISHTLINDJE TE RRITURISH

KRISHTLINDJE TE RRITURISH

KRISHTLINDJE TE RRITURISH

Regjia: Françeska Hysi

Muzika: Besa Kokdhima

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Interpretojne: Algiona Aga, Kriks Dumo, Xhuliano Brisku, Klajd Zeqaj, Ledian Gjeçi, Ana Guçe, Moris Rama.

                         

Një komedi për femijë që trajton historinë e mistershme të një Krishlindjeje.
Odis dhe Badi, dy elfë që janë dërguar nga Babagjyshi të studiojnë sjelljen e dy femijeve të një familje të zakonshme, për të zbuluar nëse e meritojnë vërtetë dhuratën e Krishlindjes. Ata janë fshehur brënda shtëpisë me rrethanën që të mos zbulohen dhe kjo do ti bëjë ata të përballen me situata të sikletshme dhe komike. Ndërsa Kloe dhe Joli janë dy fëmijet e familjes të cilët nuk e kanë vendosur ende cfarë dëshire do ti kërkojnë Babagjyshit. Dhurata duhet të jetë e veçantë, prandaj ata vendosin që si dhuratë për festa të kërkojnë: të rriten. Mëngjesin tjetër, familja zgjohet në kushte të çuditshme. Kloe dhe Joli do të bëhen kujdestarët e prinderve të tyre adolëshent dhe gjyshit që është shnderruar në një foshnje. Çfarë ndodhi? Situata do fillojë të dalë nga kontrrolli derisa të ndërhynë elfët. Ata përfshihen ti ndihmojnë fëmijët të cilët rrezikojnë të mbeten te rritur përgjithmonë nëse bie këmbana e Krishlindjes. A do t’ia dalin Elfët të dërgojnë letrën e re të Joelit tek Babagjyshi kur kane mbetur vetëm 8 minuta kohë? Cfarë shkruan në letrën e re të Joelit? Si do e gjejë mengjesi i festës këtë familje? Këto dhe të tjera do ti zbulojmë së bashku në “Krishlindje të rriturish”

Leave A Reply: