Home Events Krishtlindje me Pufet

Krishtlindje me Pufet

Titulli: “Krishtlindje me Pufët”

Autor: Pierre Cylliford (Peyo)

Dramatizimi: Anderson Gurra

Regjisor: Anderson Gurra

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Koreograf: Almeda Hoxha

 

Aktorë: Aldjon Matarangasi, Elidon Alika, Françeska Hysi, Nelson Mulla, Ledio Shehaj, Erlin Visha

 

Ngjarjet zhvillohen në fshatin e Pufëve ku protagonist janë Baba Pufi, Grindaveci, Pufeta, Pastiçieri, Piktori dhe Mendjemadhi. Si çdo vit Pufët po pergatiten për të festuar të gjithë së bashku, si një familje e madhe, festën e Krishtlindjeve. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera Grindaveci refuzon të bëhet pjesë e festimeve dhe shpirtit të festave. Për ta bindur atë Baba Pufi me magjinë e tij thërret në ndihmë dy shpirtrat e Krishtlindjeve, atë të së kaluarës dhe të së ardhmes. Misioni i tyre është që të zgjojnë gëzimin dhe shpirtin e festave tek Grindaveci. Përmes kthimit në të shkuarën dhe udhëtimit drejt të ardhmes, Grindaveci arrin të gjej shpirtin e krishtlindjeve brenda tij dhe të gjithë së bashku festojnë si kurrë ndonjëherë.

Leave A Reply: