Home Events Kopshti me dallëndyshe

Kopshti me dallëndyshe

Pas suksesit të tri shfaqjeve premiere, komedia brilante “Kopshti me dallëndyshe” rikthehet në skenën  tonë tek Arturbina në datat 20-21-22-23 Shkurt ora 18:00.

Autor: Babis Cikliropulos

Perktheu: Vasilika Londo

Regjisor: Kico Londo

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumografe: Borana Gjyzeli

As/regjisor: Kevin Rrapaj,Olgert Mataj

Me aktorët: Ermira Hysaj, Erand Sojli, Arjola Demiri, Suela Bako, Mehdi Malkaj, Naun Shundi

Pesë të “sëmurë psiqikë”, të izoluar në një çmendin, nën kujdesin e një psikiatre, gardiane dhe tinëzare, zbukurojnë një bredh natën e krishtlindjeve. Ata nuk kanë asnjë problem psiqik dhe aq më pak të jenë të rrezikshëm. Problemet e tyre janë shpirtërore. Edhe pse të burgosur ncnëmendinë ata janë të dashur të dhembshur, fisnike dhe plot humor. Të çmendurit e vërtetë janë në “botën normale”. Në ketë botë janë djajtë, të shëmtuarit, të rrezikshmit. Në këtë botë gjenden shpirtërat e rrënuar nga masakra morale, lakmia dhe pangopësia. Dallëndyshet brenda… Grabitqarët jashtë… Edhe pse me zemër të plagosur, të tradhëtuar, të depersonalizuar, të shkatërruar personazhet e cmendinës janë gjithë ëndrra dhe thonë të vërteta të mëdha me humor brilant. Vepra është e mbuluar me vellon më të bukur të humorit që është krijuar ndonjëherë.

Date

20 02 2019
Expired!

Time

All Day
Leave A Reply: