Home Events HEDDA GABLER

HEDDA GABLER

HEDDA GABLER

Autori : Henrik Ibsen
Përktheu : Afrim Koçi Ë
Regjia : Botond Nagy
As/Regjisor : Stela Doka
Skenografia : Irina Moscu
Kostumografia : Sofi Kara
Dramaturgjia : Kali Agnes
Lëvizja skenike : Mateo Dervishaj

Interpretojnë aktorët : Ermira Hysaj, Romir Zalla, Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Alfred Trebicka, Alert Çeloaliaj.

SUBJEKTI

Hedda është vajza e gjeneralit të famshëm Gabler; si fëmijë ajo ishte mësuar të jetonte në luks dhe me klas. Ndërsa fillon shfaqja, ajo po kthehet nga muaji i saj i mjaltit me Jürgen Tesman, një studiues me perspektivë të mirë, por jo me aq të ardhura sa është mësuar Hedda. Mbiemri i saj pas martese është Tesman. Kjo për faktin se Hedda ishte më shumë vajza e babait të saj sesa gruaja e burrit të saj.  Hedda është një grua e re inteligjente, e paparashikueshme dhe disi e pandershme, e cila nuk ka frikë të manipulojë burrin dhe miqtë e saj. Hedda e bukur posedon një shpirt të çmëndur që rri brenda trupit të një shoqërie konservatore.

Produksioni i Heddë-s në TKEKS ngre disa pyetje.Por , çfarëdo pyetje që ngre ky produksion , na detyron të shohim kryevepren e Ibsenit me sy të freskët dhe të pranojmë se edhe në epokën e divorcit ka ende Hedda moderne të bllokuara në mënyrë të pafuqishme pa dashuri.

Botond Nagy është ai lloj regjisori që ka një kënvështrim teatrore të veçantë dhe lehtësisht të dallueshme në stil. Në punën e tij ka një atmosferë, elemente teknikë dhe një qasje që janë karakteristike. Për Botond Nagyn nuk është e mjaftueshme ta kuptoj një vepër ose një autor të madh klasik, ai kërkon të shkoj më thellë. Ai krijon dialog midis personazheve midis epokave. Ai njësohet me krijimet e tij. Hedda Gabler e tij është një krijim tekno-poetik, një prezantim i realitetit të ashpër pa bërë asnjë kompromis, me një gjetje teatrale që e bën Botond Nagyn një “markë” në Teatrin Europian.

 

FJALA E REGJISORIT:

Është hera e tretë që punoj me Ibsen dhe hera e dytë që vë në skenë “Hedda Gabler” këtë radhë në Tiranë , pas vënies së “Hedda Galber” në  “Radu Stanca” Teatrit Kombëtar të Sibiu dhe ”Shtëpi Kukulle” (e cila është prezantuar festivalin prestigjoz të Union des Théâtres de l’Europe themeluar nga Giorgio Strehler).

Unë besoj se Ibsen është një nga autorët më të dhunshëm të gjithë darmaturgjisë.

Në vizioni tim kjo shfaqje përqëndrohet rreth disa pyetjeve të rëndësishme: Si mund të jetosh kur gjëja më e ngjashme me ty është vdekja? Si mund të dashurosh kur standartet e tuaj janë më lart se ti? Si mund të mbijetosh kur je “një inspirim për dhunë”?

Lufta e Hedës është kundra realitetit. Kundra të tashmes. E tashmja është gri, është e parashikueshme.

Në këtë luftë ajo ka një partner. Dashurinë e saj të madhe, kujtimin e babait. Gabler kundra botës. Gabler kundra jetës. E bukura kundër realitetit.

BOTOND NAGY

Botond Nagy, ka lindur më 14 Maj 1993 në Brasov, Rumani. Ka kryer studimet dhe masterin për regji në Universitetin e Arteve Târgu-Mure, Rumani. Disa nga veprat që ka vënë në skenë nga viti 2014 deri në 2019 janë:

  • “Nora, shtëpi kukulle”, nga H.Ibsen në Teatri Hungarez të Cluj, Cluj-Napoca (Rumani)
  • “Ivonne” ngaW. Gombowitz në “Radu Stanca” Teatri Kombëtar i Sibiu (Rumani)
  • “Familja Faust”nga Kali Agnes dhe Horvath Benji në teatrin “Andrei Mure anu”, Saint-George (Rumani)
  • “Çështje të fshehura abuzimi”, tekst i veti , në Teatrin e qytetit “Matei Vi niec” Suceava, (Rumani)
  • “Hedda Gabler”nga H.Ibsen, në Radu Stanca Teatri Kombëtar i Sibiu (Rumani)
  • “Tramvaji me emrin dëshirë”nga T. williams në Teatrin Figura Studio , Gyergyószentmiklós (Rumani)
  • “Të vërbërit” nga Samuel Beckett, Hajas Tibor, Pilinszky János dhe  Pier Paolo Pasolini në Teatrin Hungarez të  Cluj, Cluj-Napoca (Rumani)
  • “Univers tingujsh, EUGENE ONEGIN” nga Alexander Pushkin në Teatrin FIGURA Studio, Gyergyószentmiklós (Rumani)
  • “Historia e arinjve panda treguar nga një saksofinist që e ka të dashurën në frankfurt” nga Matei Visneic në Teatrin e Qytetit, Kézdivásárhely (Rumani)
  • “Miss Julie” nga August Strindberg dhe  Andrei Tarkovsky në teatrin Tamási Áron, Saint-George (Rumani)
  • “Njeriu I rërës” nga Csaba Székely në Teatrin Figura Studio , Gyergyószentmiklós (Rumani)
  • HAMLET_rework nga william Shakespeare në  Club 180°- Universiteti I arteve Târgu-Mure 9 Rumani)

Ka qenë asistent i disa regjisorëve të mirënjohur si Radu Afrim, Tompa Gabor si dhe pjesmarrës dhe lektor në shumë workshope dhe konfereca mbi teatrin.

Fitues i çmimeve:

  • “Regjisori më I mirë I ri (Eugene Onegin)” në Festivalin Hungarez të Teatrit në Kisvárda (Hungari), 2017.
  • “Shfaqja më e mirë”dhe “Regjia më e mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit D-butan-T Saint-George (Rumani), 2017.

 

HENRIK IBSEN

Është lindur më 20 mars 1828, në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, ai u internua në Itali, ku ai shkroi tragjedinë Marka. Në 1868, Ibsen u transferua në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme, Shtëpi kukulle. Në vitin 1890, ai shkroi Hedda Gabler, duke krijuar një nga personazhet më famëkeq te teatrit. Nga 1891, Ibsen ishte kthyer në Norvegji ne një hero letrar. Ai vdiq më 23 maj 1906, në Oslo, Norvegji.

Krijimtaria e Henrik Ibsenit ka luajtur nje rol shumë të madh në zhvillimin e dramaturgjisë dhe të teatrit europian në pjesën e fundit të shekullit XIX. Ai ka qenë dramaturgu më i madh i Europës Perëndimore në fund të këtij shekulli,duke pasqyruar më mirë se kushdo tjetër traditat realiste në dramaturgji. Hedda Gabler pati premierën botërore më 31 janar 1891 dhe Ibsen ishte i pranishëm në Residenztheater në Mynih. Hedda Gabler është një nga tekstet fundamental të dramaturgjisë përmes të cilit Ibsen ka dhënë një kontriibut vendimtar në zhvillimin e dramaturgjisë modern duke krijuar njëkohësisht një nga personazhet femëror më kompleks, më të koaguluar dhe thellësisht teatror të epokës.  Personazhi i quajtur, Hedda, konsiderohet si një nga rolet e mëdha dramatike në teatër. Emri i saj pas martese është Hedda Tesman; Gabler është emri i saj vajzërisë. Për subjektin e titullit, Ibsen shkroi: “Synimi im për t’i dhënë këtë emër ishte të tregoja se Hedda si personalitet të vlerësohet më shumë si vajza e babait të saj sesa gruaja e burrit të saj.”

Date

25 01 2020
Expired!
Leave A Reply: