Home Events HANSEL DHE GRETEL

HANSEL DHE GRETEL

HANSEL DHE GRETEL

Autor: Mateo Dervishaj dhe Endri Dibra sipas vellezerve Grimm
Regjia: Mateo Dervishaj
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Koreograf: Mateo Dervishaj

Interpretojne: Françeska Hysi, Kleard Gërmenji, Josif Sina, Brendi Bega, Deljana Topulli, Elona Mamo.

Hansel dhe Gretel, motër e vëlla, jetojne në një shtëpi pranë pyllit me babain dhe njerkën e tyre.
Ata ndodhen shpesh në situata të pakëndëshme, kjo falë njerkës së tyre që do të preferonte që ata të mos ishin fare aty.
Një ditë ajo i dergon te mbledhin manaferra tek pylli pranë me shpresen që ata s’do mund ta gjenin dot rrugën e kthimit.
Hansel dhe Gretel përdorin inteligjencën që i karakterizon dhe sjellin në mendje zgjidhje të cilat i kanë lexuar në libra për t’i bërë ballë të gjiha peripecive të cilat nisen nga disa manaferra dhe një dëshirë e keqe.
Në pyll ata gjenden përpara një shtëpie prej ëmbëlsirash…
Kush jeton në atë shtëpi embelsirash  në mes të pyllit të dendur?
Cila është rruga për në shtëpi?

A MUND TË PROVOJMË PAK NGA MURET PREJ ÇOKOLLATE?
Mos u shqetesoni, ky grup simpatik dhe unë, Tregimtari, do j’u përgjigjemi të gjitha këtyre pyetjeve dhe sigurisht shoqëruar me muzikë, kërcime dhe ngjyra të bukura!

Leave A Reply: