Hamlet

Titulli: “Hamlet”

Autor: William Shakespeare

Përktheu: Fan S. Noli

Regjisor: Enke Fezollari

Skenograf: Kristina Kostea

Kostumograf: Kristina Kostea

Ndriçimi: Eliza Aleksandropulu

As/Regjisor: Klajdi Zeqaj

Aktorë: Luiza Xhuvani, Xhino Musollari, Ina Gjoni, Ermira Hysaj, Andi Begolli, Kristian Koroveshi, Endri Çela, Ermir Jonka, Anderson Gurra, Ina Morinaj, Ilia Kaçi, Julinda Emiri

Një tjetër Hamlet, një tjetër “i huaj” pa gjini. As burrë, as grua. Figurë, Personalitet, Njeri.
Frymë hyjnore. Sepse personazhet shkojnë përtej rregullave, janë arketipe. Jashtë rregullave.
Hamleti si një humanist i thellë dhe racionalist, vepron si princ i viteve 1600. Është një intelektual, një revolucionar në Danimarkën e kalbur, e cila është e etur për luftë dhe pushteti është duke kryer krime. Një Hamlet i cili nuk do të ndryshojë për botën, por bota të ndryshojë për të. Një shoqëri ku vlerat e dashurisë janë si hipodromi apo si bursa. Me politikanë oportunistë, ku jetët njerëzore nuk janë veçse një parametër i luftës së tyre për pushtet. Ky është ferri që jeton Hamleti. Hamleti njeriu i parë bashkëkohor, me ide dhe vlera. Kundër pushtetit të Klaudit dhe Polonit … ecën në shoqërinë e kalbur të “Danimarkës”.

Leave A Reply: