Home Events Grinç vjedh Krishtlindjet!

Grinç vjedh Krishtlindjet!

Titulli: “Grinç vjedh Krishtlindjet!”

Autor: Dr.Seuss

Dramatizimi: Endri Çela

Regjisor: Endri Çela

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Koreograf: Aledia Kondaj

As/Regjisor: Madi Selimi

Aktorë: Erdit Asllanaj, Edvin  Mustafa, Adriana Tolka, Klea Zeka, Oriana Cama, Fatjon Mici, Sara Jaupaj, Klodjana Keco, Elidon Alika, Aljdon Matarangasi, Anderson Gurra

Në brendësi të një floku-dëbore, të një floku të zakonshëm dëbore, ndodh një histori, e vështirë për ta besuar veçse po e pate shikuar. Në mes të majave më të larta të maleve, ku veç yjet mund të hedhin valle, shtrihet një qytet i vogël: Qyteti Kush, aty ku jetojnë të gjithë banoret Kush. Mund të pyesësh cilindo banor dhe të gjithë do të përgjigjen në kor; se nuk ka vend më të mirë se Qyteti Kush për të festuar Krishtlindjet si askush. Këngë, kërcime, dhurata e gatime, poça e lloj-lloj zbukurime për t`i mirëpritur këto Krishtlindje. Por diku afër, në një shpellë, në të majtë të qytetit, jetonte një krijesë e çuditshme, që Krishtlindjet nuk i donte. Ai ishte Grinç. Me një kostum dhe me një thes, çdo gjë të Krishtlindjeve e vodhi për besë. Një muzikal plot gjallëri për dashurinë dhe harmoninë familjare si thelb i kësaj feste, që kurrsesi nuk mund të vidhen.

Date

16 12 2014
Expired!
Leave A Reply: