Home Events Gjigandi i Madh i Mirë

Gjigandi i Madh i Mirë

Gjigandi i Madh i Mirë

Bazuar mbi librin me të njëjtin titull të autorit Roald Dahl

Regjia: Donald Shehu dhe Klajd Zeqaj

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumografia: Sofi Kara

Interpretojnë:

Xhuljano brisku, Françeska Hysi, Dajana Nenaj, Elidon Alika.

Sinopsi:

Një vajzë 10 vjeçare, Sofi, nis aventurën më të madhe në jetën saj kur takon Gjigandin e Madh të Mirë. Sofia e gjen veten në botën e jashtëzakonshme të Gjigandëve. Natyrisht e frikësuar në fillim, ajo shumë shpejt e kupton se ky Gjigandi i stërmadh është në të vërtetë shumë miqsor dhe  tërheqës. Ndërkohë që miqësia e tyre rrite, prezenca e Sofis në botën e gjigandëve tërheq vëmendjen e padëshiruar të gjigandëve të tjerë. Sofia dhe Gjigandi vendosin që të përpiqen ti zhdukin njëherë e përgjithmonë gjigandët e tjerë të këqinj.

Një histori fantastike që do të sillet në skënë në formën e një shfaqjeje argëtuese, emocionuese dhe shumë edukuese.

Leave A Reply: