Home Events Gjashtë personazhe në kërkim të autorit

Gjashtë personazhe në kërkim të autorit

Titulli: “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit”

Autor: Luixhi Pirandelo

Përktheu: Frosina Gjyrdeti

Regjisor: Kiço Londo

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

As/Regjisor: Anderson Gurra

 

Aktorë: Myzafer Zifla, Adriana Tolka, Ermira Hysaj, Laura Nezha, Endri Çela, Altin Manuka, Hera Metohu, Ina Morinaj, Erjon Hinaj, Sara Smaja, Dasara Xhangolli, Rezart Barjoti, Kristiana Dodaj, Elidon Alika, Erlin Visha, Aldjon Matarangasi, Ajola Laska (violin), Flonja Prenda (piano)

 

“Gjashtë personazhe në kërkim” të autorit është drama më e famshme nga Luigi Pirandello dhënë për herë të parë në vitin 1921. Në vepër personazhet shfaqen në mënyrë “reale”, “të gjallë”, por autori nuk dëshiron ti fiksojë në një formë definitive, duke iu dhënë kështu atyre lirshmërinë më të madhe të ekspresionit dhe miza skenës. Tema që shtjellohet është ajo e komunikimit, pra raporti i komikut kryesor dhe trupës teatrale i cili vëzhgon në pasivitet ndodhitë e gjashtë personazheve, duke mos mundur të përfshihet në ndodhitë e tyre dhe duke u shtirur aq sa skena do të mbulohet vetëm nga gjashtë personazhet. Luigi Pirandello (1867 – 1936) ka qenë autori i shumë veprave si: Il fu Mattia Pascal dhe Uno Nessuno, Centomila. Autori ka bërë vepra që edhe sot vihen në skenë nga teatro të gjithë botës. Në vitin 1934 mori çmimin “Nobel” në letërsi.

Leave A Reply: