Home Events Gënjeshtër pas gënjeshtre

Gënjeshtër pas gënjeshtre

Titulli: “Gënjeshtër pas gënjeshtre”

Autor: Anthony Neilson

Përktheu: Laert Vasili

Regjisor: Qëndrim Rijani

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

As/Regjisor: Fatjon Mici

Aktorë: Mehmet Xhelili, Genci Fuga, Ermira Gjata, Sotiraq Bratko, Adriana Tolka, Andi Begolli, Dasara Xhangolli.

“Gënjeshtër pas gënjeshtre” është një vepër në mes vargjeve të së cilës jemi përpjekur që të zberthejmë ato të vërteta tronditëse të cilat n’a thuhen përmes gënjeshtrave që vijnë njëra pas tjetrës, e që në tërësi formojnë një gënjeshtër të madhe që tek ne transmetohet nga dy policë, të udhëhequr nga paaftësia për të thënë një të “vërtetë” të dhimbshme. Të gjithë ‘përrallën’ e transformojnë në një ngatërresë të madhe situatash, sa komike po aq intriguese për lojë me ndjenjat e shikuesit, publikut.

A vret më shumë një e vërtetë, apo një gënjeshtër!? A është më e dhimbshme një e vërtetë apo një gënjeshtër e sajuar për të mbuluar një të vërtetë!? A i duhet qëndruar besnik gjithmonë të vërtetës, apo ia vlen që të zbusim dhembjen e së vërtetës, me sajime gënjeshtrash të bardha!?  A vlen më shumë racionaliteti mbi detyrën e dhënë? Apo vullneti për të qenë gjithmonë i mirë n’a tjetërson detyrën.

Date

06 01 2016
Expired!
Leave A Reply: