Home Events FARAONI

FARAONI

“FARAONI”

Autor dhe regjisor : Ledian Gjeçi

Skenograf : Beqo Nanaj

Kostumografe : Sofi Karaj

Interpretojne :  Lejda Celi, Xhuljano Brisku, Alba Shtëmbari, Julian Hudhra, Kleivert Ibrahimllari, Elona Mamo.

Shfaqja bën fjale për një Faraon të lig i cili është dënuar nga një Zanë nëpërmjet magjisë, që të flinte për tremijë vjet. Sapo kjo kohë plotesohet Faraoni mund te zgjohet nga gjumi shekullor vetëm nëpërmjet një lengu magjik që mund ta realizonin shtrigat e tij. Por shtrigat gjatë procesit të pergatitjes së lëngut hasin një problem që i pengon, sepse i nevojitet edhe një element i fundit të cilin ato nuk e kanë. Atyre i duhet loti i një fëmije të trishtuar, dhe këtë fëmijë shtrigat shkojnë dhe e gjejnë në një familje ku prindrit e fëmijës sapo janë ndarë. Ato e rrëmbejnë fëmijën dhe e realizojnë magjinë duke e zgjuar Faraonin, por prap hasin në një tjetër problem. Prinderit e fëmijës kanë ardhur aty pranë tyre, ata luftojnë me të keqen, edhe…

Leave A Reply: