Home Events ENI NE NDJEKJE TE ENDERRAVE

ENI NE NDJEKJE TE ENDERRAVE

ENI NE NDJEKJE TE ENDERRAVE

 

Regjisor: Endri Çela

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Koreograf: Almenda Hoxha

Muzika: Endri Çela

Interpretojne: Algiona Aga, Adriana Tolka, Jona Xhelilaj, Franc Bregu, Emiljano Bufazi, Elona Mamo.

Kjo është një histori e ngrohtë, prekëse dhe me plot dashuri e ngjyra jete. Është historia e vajzës së vogël, jetimes, Eni. E shtypur nën tiraninë e Zj. Heningen, ëndrra e Enit është të gjej prindërit e saj. Ajo e di se diku, larg apo afër, ata mendojnë për të, prandaj çamarrokja Eni nuk rresht së besuari e luftuari për realizimin e ëndrrës së saj. Plot aventura nisin të marrin jetë kur ajo kërkohet të adoptohet nga pasaniku më i madh i të gjithë rruzullit tokësor.

Personazhe nga më të ndryshëm vijnë tani në jetën e saj. Disa sjellin energji, dinamik, optimizëm, gëzim e shpresë, të tjerë ndikojnë në intrigë si pjesë e pandashme e jetës.

Një shfaqje me dimensione të mëdha, ku ngjyrat njerëzore depërtojnë në shpirtin dhe mendjen e fëmijës, dhe jo vetëm.

Një shfaqje që të lë të mendosh se si është dhe si duhet jetuar jeta. Një muzikal argëtues dhe jashtëzakonisht emocionues.

Date

30 09 2017
Expired!
Leave A Reply: