Home Events E VERTETA E MARIAS

E VERTETA E MARIAS

E VERTETA E MARIAS

Autor: Lisandri Kola

Regjisor: Besfort Idrizi

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumografe: Sofi Kara

Muzika: Eduard Hallulli

As/regjisor: Jona Xhelilaj

 Interpretojnë: Ermira Gjata, Gjergj Mena, Florian Agalliu, Akreoma Saliu

 

Drama ‘E vërteta e Marias’ vë në qendër problematikën e dy miqve (Lukës: shkrimtar; Mateut: aktor). Ngjarja zhvillohet në shtëpinë e një zonje të cilën e marrin me qira. Në fakt ata janë rikthyer, pas shumë viteve, tek qyteti i Marias, si nevojë kaherë e brendshme për të lehtësuar kryqin e mundimeve të tyre. Aty fillojnë e shtjellohen histori, që kanë ngelë pa u diskutuar qysh në zanafillë. Siç është historia e Marias, marrëdhënia seksuale me të e më pas aborti. Për këtë të fundit në dijeni është vetëm Luka, i cili ia komunikon dhe Mateut që është shkaktari i krejt skemës seksuale: iniciuesi i këtij akti papërgjegjshmërie, i cili do të jetë tragjik për Marian. Gjatë shfaqjes Zonja e shtëpisë, duket se ka pasur një fat të ngjashëm ‘poshtë një hëne që s’reagonte’, me abuzimin dhe instiktet karnale njerëzore. Është qëllimsi autoriale (intentio auctoris) për të lënë pezull idenë nëse bëhet fjalë për të njëjtën Maria.

Janë vetë rrëfimet e Zonjës së shtëpisë që provokojnë debatet mes dy miqve, për shkak të afrive të ngjarjeve mes tyre, tashmë mes tre personazheve.

Vepra përmes simboleve biblike na fton të reflektojmë sa për tema universale po aq edhe lokale. Kodet dhe emrat e personazheve biblikë, nxisin një tjetër receptim teatror për publikun, atë intertekstual. Ashtu si Luka e Mateu (ungjilltarët) rrëfejnë të vërtetat bilbike, personazhet homonimë të dramës e marrin Biblën si referencë për të rrëfyer të vërtetën e tyre njerëzore. Suportet e gjuhës joverbale (gjuha e trupit, që kërkon të konkretizojë nëntesktualitetin e pjesës) si edhe kompozimi muzikor (me linjë mistike e bartje emotive, që priret drejt poeticitetit të pjesës) imponojnë një realitet ndryshe skenik, ku ndërveprojnë semiotika tekstore e regjisoriale, mënyra e interpretimit të aktorëve, komunikimi minimalist skenografik si dhe estetika kostumografike.

Date

14 01 2017
Expired!
Leave A Reply: