Home Events DREJT IMAGJINATES

DREJT IMAGJINATES

DREJT IMAGJINATES

Teksti dhe regjia: Endri Çela
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf: Beqo Nanaj
Koreografe: Regjina Ibro

Interpetojne: Ergys Çekrezi, Jonida Peti, Lejda Çeli, Rexhina Ibro Pamela Rexhepi, Joana Çani

Në hapësirën e madhe e të bukur qiellore, ekziston një krijesë fëminore, magjike dhe e tëra fantastike. Ajo quhet Flatra. Emrin e ka prej krahëve të saj, që janë dy flatra me dritë imagjinate, që vihen në punë nëpërmjet imagjinatës së fëmijëve. Sa herë që fëmijët imagjinojnë – dhe këtë e bëjnë sidomos kur lexojnë libra – Flatra përplas krahët e saj dy herë dhe nis fluturimin mes yjeve qiellorë. Me një “hop” të lehtë ajo hidhet nga një yll në tjetrin dhe ndriçon aq fort, saqë ti mund ta shohësh ndriçimin e saj që nga dritarja e dhomës tënde. Mirëpo një ditë, fëmijët filluan të mos imagjinojnë më. Përherë e më shumë ata u përqendruan te televizori, te lojërat kompjuterike, te playstation-i, apo celulari dhe iPad-i i mamit dhe i babit. Flatra jonë e dashur u mërzitë shumë, sepse sa herë që një fëmijë ndalon së imagjinuari, fuqia e saj fluturuese bie, krahët i dobësohen dhe drita i zbehet. Flitet se gjendja e saj po rëndohet aq shumë, saqë mund të fiket fare. Çfarë do të sajojnë ndihmëset e saj, tri Krahëzat besnike dhe Xixi, sinjalizuesi i fëmijëve, për ta mbajtur ndezur Flatrën tonë?

Leave A Reply: