Home Events “Domino në Burgator”

“Domino në Burgator”

Regjia: Armand Bora
Interpretojnë: Xhevat Limani Rozi Kostani Alfred Trebicka
Një histori që mban të lidhur mes xhelozisë, tradhëtisë, urrejtjes, faljes dhe hakmarrjes fatin e
tre personazheve.
Si pjesë e triologjisë "Ata që mbijetuan" edhe kjo vepër trajton një temë të marrë nga
periudha e komunizmit. Për të hedhur në diskutim idenë e që keqja e atij sistemi nuk fillon
dhe mbaron me emrin e diktatorit "Domino në Burgator" përpiqet të sjellë idenë që një sistem
i keq krijon mundësinë e abuzimit dhe shpëfaqjen e komplekseve njerëzore. Hisoria
zhvillohet në periudhen pas rrëzimit të sistemit komunist ku në përpjekje për të qetësuar
plagë dhe dyshime të vjetra një ish hetues vihet përballë ish viktimës së tij. Historia vjen dhe
zhvillohet në një mënyrë të tillë ku tregohet se diktatura u bë edhe më e egër dhe çnjerezore
pasi në sherbim të saj kishte personazhe të cilët vuanin komplekse dhe dyshime të forta.

Leave A Reply: