Home Events ÇFARE PA KRYESHERBETORJA

ÇFARE PA KRYESHERBETORJA

ÇFARE PA KRYESHERBETORJA

Autor: Joe Orton

Përktheu: Artur Lena

Regjisor: Kiço Londo, Ina Morinaj, Ledian Gjeçi

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumografe: Sofi Kara

Interpretojnë: Genci Fuga, Gazmend Paja, Rozi Kostani, Laura Nezha, Mehdi Malkaj, Ilia Kaçi.

Xheraldinë Barkli, një vajzë e re, tërheqëse shkon në klinikën e Dr. Prentis  të kërkojë punë si sekretare. Gjatë intervistës  ajo tregon për vdekjen e njerkës së saj nga shpërthimi I një tubacioni gazi dhe se si ajo ishte goditur nga një pjesë e statujës të Sir Winston Churchill.  Si pjesë e intervistës ai I kërkon Xheraldinës të zhvishet dhe ajo I bindet. Plani i tij për ta joshur prishet kur në klinikë  hyn  Znj. Prentis e cila sapo është kthyer nga Hoteli i Stacionit ku ka kaluar natën. Ndërkohë që  Xheraldina është  e zhveshur pas perdes Dr. Prentis mundohet të fshehë rrobat e saj. Znj. Prentis e sheh fustanin e Xheraldinës dhe kërkon ta veshë ate pasi ka ardhur në klinikë vetem me një kemishë nate dhe pallto. Pas saj hyn Nikolas Beket,  shërbetor i hotelit i cili sjell valixhet e zonjes. Më pas kërkon para  dhe vendin e punës si sekretar në klinikë e duke kërcënuar me disa foto pornografike të Znj.Prentis, të bëra në Hotel. Ndërhyrja tjetër në planet e Dr. Prentis ndodh nga Dr. Rance, një inspektor i klinikave psikiatrike. Ai shikon Xheraldinën të zhveshur dhe e shpall të çmendur. Pastaj vazhdon të marrë në pyetje Dr. Prentis  për gjendjen e tij dhe Znj. Prentis për gjendjen mendore të të shoqit. Ai vë në dukje obsesionin e dukshëm të Dr. Prentis për  rrobat e femrave. Më pas në klinikë hyn rreshteri Meç i cili vjen të investigojë një çështje me rëndësi kombëtare që ka të bëjë me Sir Winston Churchill.

 

 

Date

11 02 2017
Expired!
Leave A Reply: