Home Events Balkan Bordello

Balkan Bordello

Teatri i famshëm nga Nju Jorku, La MaMa, sjellë në Tiranë shfaqjen “Balkan Bordello”

Do të shfqet datë Nëntor ora :, në Tiranë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Shfaqja “Balkan Bordello” e dramaturgut nga Kosova, Jeton Neziraj, regjinë e së cilës e ka bërë Blerta Neziraj, është një projekt teatror trans-atlantik i realizuar nga njëri prej teatrove më të njohura në botë, La MaMa nga Nju Jorku, dhe në bashkëpunim me Qendrën Multimedia nga Prishtina, teatrin Atelje 212 nga Beogradi dhe fondacionin “My Balkans” nga Nju Jorku.

Shfaqja do të ketë premierën botërore me 3 Nëntor në Prishtinë, për të vazhduar pastaj turnenë ballkanike në Gjilan, Ferizaj, Tiranë, Beograd, e për të vazhduar pastaj në Prill të vitit të ardhshëm në Nju Jork, ku në teatrin La MaMa do të jepen 10 shfaqje.

Shfaqja luhet në gjuhën angleze. Në Tiranë, për publikun shqiptar do të organizohen titra në gjuhën shqipe.

Artistë nga 7 vende të botës kan punuar në Nju Jork dhe në Prishtinë, për realizimin e këtij projekti ambicioz. Aktorët, që vijnë nga Nju Jorku, Prishtina e Beogradi, janë: Onni Johnson, Svetozar Cvetković, George Drance, Eugene the Poogene, Valois Mickens, John Gutierrez, Mattie Barber-Bockelman, Ivan Mihailović, Matt Nasser, Verona Koxha. Muzikën e shfaqjes e ka bërë Gabriele Marangoni, koreografinë Gjergj Prevazi, skenografe është Marija Kalabić, kostumet Gabriel Berry, konceptin visual Nico de Rooij, dizajnin e dritave Yann Perregaux, producente e shfaqjës është Beka Vučo, koordinatore e produksionit Maud Dinand, dramaturg jan Dimitrije Kokanov e Zishan Ugurlu, asisten regjisor Gëzim Hasani

Rreth shfaqjes

 

“Balkan Bordello” (Saga e një familjeje ballkanase), është e bazuar në  triologjinë “Orestia” të Eskilit. Si një avatar i botës moderne, Agamemnoni kthehet triumfues nga fushëbeteja, pasi ka bërë shkrumb e hi qytetin armik. Por ethet e entizuazmi i fitoreve të palavdishme janë kafshë të gjakut, me gjak ushqehen e nga gjaku jetojnë. Kur kthehet në shtëpi, Agamemnonin e pushtetshëm e pret vdekja. E vret e shoqja, Klitemnestra, gruaja e shtypur që duke vrarë burrin dëshiron të gjejë lirinë. Bashk me Egjistin, një poet hipokrit, Klitemnestra dëshiron të nisë nje jetë të re, pa frikë se do të dhunohet e poshtërohet nga burri. Por liria nuk mund të zë jetë në territoret ku dhuna ka qenë prezente për kaq kohë të gjatë. Tani, kur Agamemnoni nuk është më, rolin e tij prej dhunuesi e merr Klitemnestra – ajo bëhet Agamemnoni i munguar – dhe ajo që duhet të vuaj nga dhuna, shtypja e mosdurimi i sajë, është Elektra, e bija. Por çarku i dhunës nuk mund të mbyllet lehtë, se “çdo gjak i derdhur, ndjellë një gjak të ri’, siç këndohet në dramë. Prandaj, siç vrau të shoqin, Klitemnestra duhet të vritet, tash, nga i biri, Oresti, i cili nga Berlini ku po jetonte si refugjat, kthehet me të dashurin e tij koreograf, Piladin.

 

Ja, ky është shtrati i kësaj drame, që me humor të zi, prekë indin e temparamentit ballkanas, gjurmon morbideitetin e shpirtit njerëzor dhe nxjerrë në pah budallakun dhe naivitetin e një epoke që po ndërtohet mbi themele të dhunës, mosdurimit e urrejtjes. Personazhet e dramës i nënshtrohen fatit dhe gati pavetëdijshëm bien në grackën e palumturisë dhe të shkatërrimit. Delli për shkatërrim i joshë, siq e joshë vdekja jetën. “Balkan Bordello” është dramë për shoqëritë e traumatizuara që hanë vetveten. Ajo na ballafaqon me luftën si maqineri të shkatërrimit e ku jeta e normaliteti kapitullojnë para pabesive e ligësive të qenjës njerëzore.

 

Demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë. Beteja për të duhet të jetë e vazhdueshme. Çdo luhatje nga ky synim u lëshon vend fantazmave të luftës, abuzuve të forcës dhe autokratëve që fatin e shoqërive që i sundojnë e shohin si të ishte lojë e ruletit rus.  Shembujt i kishim dje – i kemi edhe sot! Ballkani i gjakut I viteve të 90-ta dhe Ballkani i etjes për hakmarrje tash. Hungaria e tanishme e autokratit Orbán, ku liria qytetare vidhet pëllëmbë pas pëllëmbe. Amerika post-Trump, me amerikanë të mashtruar që vazhdojnë të shohin ëndërra me mure. Turqia e Rusia me njerëz që jetojnë nën frikën e diktaturës shtetërore. Gjermania, që vazhdon të ndiqet nga fantazmat e gjalla të nacizmit. Ushtarë izraelit që rrafshojnë qytete Palestineze. Palestinezë të Hamasit që gjuajn me raketa qytetet izraelite. Një Siri e bërë rrafsh me tokë nga… oh, për atë Zot, nga kush, a dihet bile?

“Balkan Bordello” është një rrëfim epik për një epokë të çmendur të cilën jemi duke e jetuar.

***

“Tuj e huazu pejsazhin e Orestisë së Eskilit, shfaqja evokon arketipin e një shoqërie që del nga lufta në një gjendje konfuzioni, ku raportedt e rregullit dhe pushtetit së vjetër janë përmbysur, e rregulli e pushteti i ri nuk duket të kenë legjitimitet, sepse janë të bazuara në forcë”. Anna Di Lellio

 

***

Blerta Neziraj ka punuar shfaqje në Kosovë dhe jashtë sajë. Shfaqjet me regjitë e saja kan shëtitur gjerësisht në Evropë e Amerikë. (Vidy/Lausanne, Piccolo Theater/Milano, Volkstheater/Vienna. Volksbhune/Berlin…). Në vitin 2018 ajo ka qenë anëtare e Lincoln Center Theatre Directors Lab, kurse në pranverë të vitit 2019, ajo rikrijoi shfaqjen e sajë ‘55 shades of gay’ në La MaMa në Neë York.

Ajo ka fituar shumë çmime (duke përfshirë edhe “Regjia më e mire 2020” në Kosovë), dhe për shfaqjet e saja janë shkruar dhjetra kritika pozitive në mediat lokale e ndërkombëtare. Gazeta The Guardian e ka përshrkuar atë si “njërën nga regjisoret kryesore të vendit të sajë”, ndërkohë që The Stage i ka përshkruar shfaqjet e saja si “të pakompromis… të domosdoshme… dhe te fuqishme”.

Date

06 11 2021
Expired!

Time

19:00
19:00
Leave A Reply: