Home Events Babagjyshi Ekziston

Babagjyshi Ekziston

Babagjyshi Ekziston (08.12.2018)

Autor dhe regjisor: Marsel Rupi

Skeniograf: Beqo Nanaj

Kostumografe: Sofi Kara

Koreografe: Almenda Hoxha

Me aktoret: Ledian Gjeçi, Algiona Aga, Dajana Nenaj, Ledio Shehi, Mateo Dervishaj

Shfaqja trajton temen e mosbesimit te babagjyshit nga te rriturit. Kjo eshte nje shfaqje per femije por qe i drejtohet edhe prinderve te cilet pa dashur ia transmetojne kete mosbesim femijeve te tyre. Subjekti i saj eshte per festat e fundvitit. Sipas ketij subjekti, babagjyshi per te paren here kete vit vjen nga Poli i Veriut perpara se te vijne elfat e tij. Ai vjen sepse do ti shohi femijet perpara se te flene per te pare ne syte e tyre lumturine kur presin dhuraten e tij. Pasi ai vjen ne Toke degjon nje prind i cili i mbush mendjen femijes se tij se babagjyshi nuk ekziston. I fyer nga kjo gje ai vendos qe kete vit mos te shperndaje dhurata. Pasi elfet e marin vesh kete gje, ata bejne c’eshte e mundur qe ti bindin prinderit per ekzistencen e babagjyshit dhe ti kthejne femijeve besimin te cilet po e humbnin pak e nga pak. Pasi e bindin prindin, ky i fundit kthehet ne nje elf dhe bashke me elfat e tjere i rikthen besimin femijeve.

Ne kete shfaqje, aktoret jo vetem aktrojne por ata kercejne dhe gjithashtu kendojne duke e bere kete shfaqje me akoma me shume atmosfere festash. Mesazhi qe duam te percjellim me kete pjese eshte per te gjithe grupmoshat qe ata mos ti shuajne femijeve imagjinaten, endrrat dhe shpresat e tyre te cilat ia bejne femijerine me te bukur. Per me teper, kerkojme edhe tek te rriturit te zgjojme besimet qe ata kane pasur ne femijerine e tyre.

Leave A Reply: