TKEKS

Nga Gjergji Mima – 04/12/2020

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Regjisori Altin Basha është emëruar si drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke zëvendësuar në këtë detyrë Kiço London.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i ka uruar mirëseardhjen dhe suksese drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Altin Basha.

“Jam e bindur se Basha do të verë në jetë platformën fituese, me të cilën u paraqit në thirrjen e hapur për pozicionin e drejtuesit të TKEKS. Eksperienca e tij e gjatë dhe e suksesshme do të shërbejë si një motor zhvillimi për këtë institucion të rëndësishëm”, tha ajo.

Margariti nuk ka lënë pa falënderuar edhe ish-drejtorin, Kiço Londo.

“Por sot, gjej rastin të falenderoj publikisht për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, për energjinë dhe pasionin, Kiço Londo. Jam shpresëplotë që bashkëpunimi ynë nuk mbyllet këtu. Punë të mbarë”, u shpreh Margariti. /a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 

Linku i artikullit në media: https://bnr.bg/sq/post/101427303/teatri-kombetar-eksperimental-kujtim-spahivogli-ne-tirane-fton-regjisore-bullgare-per-te-vendosur-pjese-teatrale